Zemaj: Rekomandimet e shoqërisë civile do të merren seriozisht

Aktuale

Zemaj: Rekomandimet e shoqërisë civile do të merren seriozisht

Më: 23 prill 2017 Në ora: 17:32
Deputeti Armend Zemaj

Deputeti Armend Zemaj tha se shoqëria civile duhet të jetë më proaktive dhe të japë më shumë kontribut për ligjet.

Rekomandimet që janë dhënë nga shoqëria civile lidhur me tri projektligjet, atë për Trashëgiminë, Noterinë dhe Procedurën Jokontestimore do të merren seriozisht nga Kuvendi i Kosovës, ka deklaruar për emisionin “Drejtësia në Kosovë” deputeti Armend Zemaj.

Deputeti Zemaj, i cili njëherit është edhe kryesues i grupit punues në kuadër të Komisionit për Legjislacion për këto tri ligje, ka deklaruar se shoqëria civile duhet të jetë më aktive dhe të japë më shumë kontribut, jo vetëm për këto tri ligje por edhe për ligje të tjera.

Ai ka thënë se ligjet siç është ai për Trashëgiminë dhe dy ligjet e tjera, ai për Noterinë dhe Procedurën Jokontestimore, do të procedohen shumë shpejt për miratim dhe se shpreson se rekomandimet e dhëna nga shoqëria civile do të gjejnë vend në këto tri ligje.

Deklaratën e deputetit Zemaj dhe emisionin e plotë mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat