Mustafa niset në Bruksel, prezanton kërkesën e re për vizat

Aktuale

Mustafa niset në Bruksel, prezanton kërkesën e re për vizat

Më: 24 prill 2017 Në ora: 08:52
Kryeministri i Kosoves, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, udhëton sot në Bruksel ku do të prezantojë kërkesën e tij të re në lidhje me liberalizmin e vizave për kosovarët.

Mustafa ka paralajmëruar se  do të kërkojë nga Bashkimi Evropian ta suspendojë me kusht për dy vjet ratifikimin e  marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe fillimisht të liberalizojë vizat për shtetasit e Kosovës. 

Ndërsa,  në rast se vendi nuk përmbushë kërkesën e Komisionit Evropian për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, atëherë të kthehet sërish regjimi i vizave.

“Në fillim  të javës së ardhshme do të shkoj në Bruksel ku edhe do të bisedoj për një zgjidhje që qytetarët të lëvizin sa më shpejt lirshëm”,  ka deklaruar kryeministri në vizitën e tij që u bëri bizneseve në Panairin e Përgjithshëm dhe Ndërkombëtar “Prishtina 2017”, në Bërnicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat