Projektligji për Arsimin e Lartë nuk shkon në rishqyrtim, përplasen pozita e opozita

Aktuale

Projektligji për Arsimin e Lartë nuk shkon në rishqyrtim, përplasen pozita e opozita

Më: 24 prill 2017 Në ora: 12:35
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport nuk ka arritur që ta dërgojë në rishqyrtim projektligjin për Arsimin e Lartë.

Kjo ndodhi në mungesë kuorumi pasi që opozita e lëshoi demonstrativisht mbledhjen e komisionit në fjalë.

Paraprakisht janë zhvilluar debate të ashpra mes deputeteve në pushtet dhe atyre të opozitës.

Këta të fundit kanë thënë se projektligji në fjalë u tërhoq kryekëput me kërkesë të Listës Serbe dhe kjo sipas tyre po e bën Kosovën peng të tyre.

Ndërkohë, ka pasur edhe shumë diskutime se nëse serbët do të kërkojnë që ky projektligj të shkojë në bisedimet e Brukselit.

Ndërkohë, kryetari i këtij komisioni, Nait Hasani e ka pranuar që ky projektligj është puro politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat