"Kjo është ndër javët më të rëndësishme në Ballkan, por Kosova..."

Aktuale

"Kjo është ndër javët më të rëndësishme në Ballkan, por Kosova..."

Nga: G.B Më: 24 prill 2017 Në ora: 15:18
Drejtori i Rockefeller Brothers Fund, Haki Abazi

Njohësi i çështjeve politike në vend, njëherësh drejtori i Rockefeller Brothers Fund Haki Abazi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kjo javë është ndër javët më të rëndësishme të rajonit të Ballkanit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai ka thënë do të votohet për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, që është një gjë e rëndësishme që nga rënia e murit të Berlinit, përcjell Bota sot.

Në gjithë këtë, Abazi thotë se Kosova gjendet në krizë institucionale, me ankth të Gjykatës Speciale, me tentim për ta rrëzuar Qeverinë, por që Kosova nuk mund të jetë përcaktuese por viktimë e zhvillimeve në rajon.

Ky është postimi i plotë:

Kjo eshte nder javet me te rendesishme te rajonit te Ballkanit.

Ne parlamentin e Malit te Zi do te votohet per antaresimin e Malit te Zi ne NATO qe permbyll nje nder proceset me te rendesishme per rajonin qe nga renja e murit te Berlinit. Perfshirja e Malit te Zi ne ombrellen e sigurise Evropiane dhe perendimore eshte e rendesise historike dhe percakton perkushtimin 
politik te perfshirjes se Ballkanit ne bashkimin Evropian. Ne anen tjeter rreziqet per destabilizim ne Maqedoni jane reale dhe me dimensione dhe pasoja te jashtezakonshme. Permbrenda kesaj kornize Mali i Zi eshte duke u bere lider ne rajon per reformat e politikave te mbrendshme duke krijuar hapsire per qeverisje lokale dhe njohje e respektim te drejtave te njeriut perfshire edhe te grupeve etnike. Stabiliteti dhe zhvillimet pozitive ne Malin e Zi jane duke i penguar gjithe atyre qe kane perfituar nga status-quoja dhe kontrolli i pikave strategjike ne ballkan.

Si gjithmone Shqiperia po tregon papjekuri politike ne momente te rendesishme. Perplasja e forcave politike dhe degradimi i debatit politik ne Shqiperi po rrit nivelin e skepticizmit per pjekurine politike dhe nivelin e pergjegjesise per te arritur kompromise te domsodshme per te mos parandaluar procesin e integrimeve evropiane dhe reformave ne vend. Ne vend se PS dhe PD te ulen per te biseduar per nje mundesi koalcioni te integrimeve dhe zhvillimeve demokratike qofte edhe te perkohshem - dyvjecar kemi nje qoroditje te pakuptimte te situates politike ne Shqiperi qe le mbrapa dhe i ben te gjithe partneret nderkombtar te vejne ne dyshim se nese ja vlen qe te angazhohen per nje proces i cili ne fakt nuk eshte prioritet i vet poltikes Shqiptare. Niveli i ndarjes dhe armiqesise poltike eshte brengoses dhe tejaklon gjuhen e fushates elektroale. Eshte e lehte per t'i hedhur fajin njeri tjetrit por eshte rende per te marre pergjegjesine e votes qytetare per te avancuar ate interes. Me lehte si duket flet Thaci e Vucic se sa Rama e Basha- Ky eshte paradoks qe po percjell shqiperine qe dy dekada. Nje koalcion PS-PD eshte e vetmja forme per te kaluar fazen finale te integrimeve dhe zhvillimeve te cilat nuk jane te ndikuara nga klane politike. Gjuah e fyrjes dhe e goditjeve e perqmimimit nuk eshte e nje vendi qe eshte anetare e NATOs dhe qe ka te gjitha predispozitat qe qeveria dhe shteti te jete punedhenesi dhe kontrolluesi i vetem i zhvillimeve.

Maqedonia eshte para nje perplasje te re. Presidenti Ivanov vazhdon te shkel kushtetuten gje qe besoj heret apo vone do te pergjigjet meqe kjo forme e veprimit eshte raciste dhe antishqiptare e rrjdhimisht eshte kunder Maqdonise multietnike me te drejta te barabarta. Qellimi i vonimit eshte kalimi afattit te marreveshjes dhe shkuarja ne zgjdhjet e ardheshme, ky eshte naivitet poltik dhe vazhdim i krijimit te tensioneve qe maqedonise dhe rajonit mund t'i kushtoje shume sidoms kur faktore tjere mund te shohin shansin e tyre per intervenim per realizimin e qellime te tyre te destabilizimt te rajonit per te parandaluar integrimin ne NATO dhe EU.

Kosova - ne bllokade te plote institucionale, me parlament te manipuluar per agjenden e folesit, ne pritje ankthi te veprimeve te gjykates speciale, me tentime te rrezimit te qeverise qe eshte ne kembe qelqi, me nje sistem te drejtesise, me alarme te rrejshme per sulme dhe demostrim force per frigesim te qytetareve dhe procese gjyqesore te montuara politike. Hipokrizia dhe mungesa e pergjgjesise ndaj fjales publike dhe premetimeve ka arritur kulmin. Sikur per cdo dite jeton me 1 Prill. Gjithesesi Kosova nuk mund te jete percaktues i zhvillimeve ne rajon por do te jete viktime e zhvillimeve dhe ne anen tjeter ploteisht e paafte te menagjoje me ceshtjet e mbrendshme.
Perveq ne rastin e Malit te Zi, ne te gjitha shtetet tjera veprimet poltike jane duke abortuar vet funksionimin e shtetit duke krijuar hapsire per jostabilitet dhe prishje te paqes fragjile ne rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat