A mund të shmanget ekstradimi i Ramush Haradinajt në Serbi, pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare?

Aktuale

A mund të shmanget ekstradimi i Ramush Haradinajt në Serbi, pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare?

Më: 24 prill 2017 Në ora: 16:47
Ramush Haradinaj, Colmar, Francë

Marrja e nënshtetësisë nga shtetit i Shqipërisë për Ramush Haradinajn do jetë një ndihmesë e madhe, pasi në këtë mënyrë shteti shqiptar tashmë ka të drejtë ligjore të involvohet drejtpërdrejt në kërkesën e kundërligjshme dhe politike të Serbisë për ekstradimin e tij.

Kështu ka thënë avokati Tomë Gashi, i cili thekson se megjithatë situatat mbetet relativisht e njëjtë.

Sipas tij, tani Shqipëria mund të kujdesët për të, që të mos i shkelen të drejtat elementare dhe njerëzore të Ramush Haradinajt.

“Me marrjen e nënshtetësisë së Shqipërisë së Ramush Haradinajt, kjo është ndihmesë e madhe për të, sepse është kujdes më i madh nga shteti shqiptar që të mos i shkelen të drejtat elementare, njerëzore Ramush Haradinajt, dhe i njëjti të mos ekstradohet në Serbi sipas kërkesës së paligjshme të Serbisë. Dhe në këtë rast pasi e ka marrë nënshtetësinë e Shqipërisë, shteti shqiptar ka të drejt ligjore dhe sipas të gjitha të drejtave ndërkombëtare që të involvohet direkt në kërkesën e kundërligjshme dhe politike të Serbisë për ekstradimin e tij. Kjo do të thotë e ka ndihmesën e plotë të Shqipërisë. Kërkesa e Serbisë është për Ramush Haradinajn si shqiptar i Kosovës, me qenë se tash e ka fituar nënshtetësinë e Shqipërisë vetëm i jep një të drejtë të involvohet në mbrojtjen e të drejtave të tij të mos ekstradohet në Serbi. Përndryshe situata mbetet relativisht e njëjtë”, ka theksuar Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat