AAK: Po e presim Ramushin, shteti ta kryej punën e vet

Aktuale

AAK: Po e presim Ramushin, shteti ta kryej punën e vet

Më: 24 prill 2017 Në ora: 17:23
Ramush Haradinaj

Këshilli Drejtues dhe Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në një mbledhje të mbajtur para pak çastesh, ka diskutuar rreth organizimit të pritjes së Kryetarit Ramush Haradinaj, i cili tash e pothuaj 4 muaj po përballet me një kërkesë për ekstradim në Serbi, që për bazë ka një fletarrest të Serbisë të vitit 2004.

Anëtarët e AAK-së, janë shprehur të bindur se Ramush Haradinaj do të lihet i lirë me 27 të këtij muaj, por pavarësisht kësaj ata edhe njëherë u kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës, që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e mbetura diplomatike e ligjore, që ky proces i padrejtë të përfundojë pa asnjë vonesë, thuhet në komunikatën e dërguar.

Kryesia e gjerë e AAK-së, njëkohësisht u ka bërë apel autoriteteve franceze të drejtësisë, që të zbatojnë parimin universal të drejtësisë, dhe të mos i konsiderojnë kërkesat politike të Serbisë ndaj zotit Haradinaj, i cili tashmë i ka kryer obligimet e tij ndaj drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat