Nisma nuk i ka numrat për mocion mosbesimi

Aktuale

Nisma nuk i ka numrat për mocion mosbesimi

Më: 24 prill 2017 Në ora: 22:51
Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës, Vladete Bajrami

Nisma për Kosovën po vazhdon mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin e votëbesimit. Fillimisht i duhen 40 nënshkrime, por ende nuk janë siguruar.

E nisur prej tre javësh iniciativa e Nismës për Kosovën për të kërkuar mocion mosbesimi ndaj qeverisë Mustafa akoma nuk është kompletuar.

Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës, Vladete Bajrami, thotë se janë afër sigurimit të 40 nënshkrimeve të domosdoshme, por sipas saj, akoma janë duke diskutuar me deputetët në Kuvend.

“Ne jemi në diskutim e sipër me secilin deputet dhe kemi arrit deri në atë pikë sa që po na duhet edhe pak kohë për me procedu tutje. Ju e dini që shumica e deputetëve nuk janë në Kosovë ,prandaj edhe me thirr seancë të jashtëzakonshme nuk kemi mundësi pa i pas shumicën e deputetëve”, tha Bajrami për RTK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat