Reagim i ashpër ndaj Kadri Veselit, “Lulit”, kërkohet të zbulojë detajet shokuese për SHIK-un

Aktuale

Reagim i ashpër ndaj Kadri Veselit, “Lulit”, kërkohet të zbulojë detajet shokuese për SHIK-un

Nga: P.R Më: 24 prill 2017 Në ora: 23:15
Kadri Veseli

Faton Ramadani, vëllai i vëllezërve Burim e Arsim Ramadani, të dënuar në rastin e njohur si rasti “Kiqina”, përmes një postimi në facebook, ka reaguar ndaj kryetarit të PDK-së, dhe njeherit ish kreut të SHIK-ut, Kadri Veselit, ku sipas Ramadanit, Veseli duhet të tregoj për organizatën e  SHIK-ut.

Image
Faton Ramadani, vëllai i vëllezërve Burim e Arsim Ramadani

Ramadani ka kërkuar nga Veseli që të zbulojë detajet për SHIK-un, e ku këto detaje janë shokuese, pasi që sipas Ramdanit, SHIK-u ka bërë dosje për luftëtarët dhe strukturat e kësaj organizate mbuluan krimet me persona të pa fajshëm.

Sipas Ramadanit, Veseli tash po e përdorë ligjin ashtu siç po dëshiron, dhe se SHIK-un e ka vendos në shërbim të PDK-së.

Image
Vëllezëritë Burim e Arsim Ramadani, të dënuar në rastin e njohur si rasti “Kiqina”

“Kadri Veseli po thotë askush mbi ligjin, po Kadria e përdor ligjin ashtu qysh i duhet, nuk ka punësim nga pas lufta qe nuk ka vendos Kadria, tash ky fol sikur te ishte opozit, kur te gjith e dim se ky me SHIK-un ka vendos për PDK-ne. Po fol per Trepqen qe ka deshtu, po spo dregon qe drejtori i ti i SHIK-ut ka udhëheq Trepqen. Biografia e Kadris nga pas lufta eshte erret dhe une nuk di per veq qe ka kapur shtetin nga pas lufta për interesa te veta qe ka ber diqka te mir per shtetin”, shkruan Ramadani.

Kujtojmë se Veseli gjatë luftës ishte i njohur me nofkën e tij si komandant “Luli”, Kadri Veseli dhe ishte udhëheqës i organizatës famëkeqe SHIK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat