Gjykata Speciale sot shpallë vendimin mbi Referimin e Rregullores

Aktuale

Gjykata Speciale sot shpallë vendimin mbi Referimin e Rregullores

Më: 26 prill 2017 Në ora: 07:16
Selia e Gjykates Speciale

Sot kryegjykatësja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësja An Pauër-Ford, do të shpallë përmbledhjen e vendimit në lidhje me kushtetutshmërinë e Rregullores së Procedurës dhe të Provave që miratuan gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës më 17 mars 2017.

Shpallja e vendimit do të bëhet në orën 12:00, në ndërtesën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. 

Kryegjykatësja do të lexojë përmbledhjen e aktvendimit në anglisht. Përfaqësuesit e mediave nuk do të kenë mundësinë për të bërë pyetje, dhe në ndërtesë nuk do të lejohen kurrfarë pajisjesh apo aparatesh elektronike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat