Shënohet 19- vjetori i daljes në skenë të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Aktuale

Shënohet 19- vjetori i daljes në skenë të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Më: 26 prill 2017 Në ora: 14:09
Pamje nga shenimi i 19 vjetorit te daljes në skenë të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

(E plotësuar) - Në Drenoc të Rahovecit është shënuar 19 vjetori i daljes në skenë të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut, duke i kujtuar edhe dëshmorët e kësaj ane. Kjo ditë, u vlerësua si ditë historike, e cila bëri që populli shqiptar të ndihej krenar për identitetin e tij.

Isuf Gashi, nga njësiti 500-dëshi, tani në moshë të shtyer, kujton daljen në skenë të UÇK-së para 19 viteve. Ai theksoi se kjo ditë ia ka kthyer dinjtetin kombit dhe popullit të gjunjëzuar me vite të tëra.

Gashi: Kjo ditë ia ka kthyer dinjitetin kombit

“Kjo datë është historik, kjo datë ia ka kthyer dinjitetin kombit, popullit të gjunjëzuar me vite dhe me këtë datë ka marr përmasa të mëdha UÇK-ja. Tri pikat kryesore, Drenica, Dukagjini dhe Anadrinia ia kanë kthyer dinjitetin. Luftimet e para ballë për ballë i kemi bërë në Ratkoc, me 12 maj, prapë me 14 maj në kodrën e kadishit. Me 12 maj na kanë rënë dëshmorët e parë, Milaim Krasniqi, Elmi Morina. Dalja publike ka marrë përmasa shumë më mëdha edhe e kemi marrë pikën stervitore qëndrën në Zatriq ku janë ushruar djemtë tanë”, tha Gashi.

Kryetari i Rahovecit Idriz Vehapi tha se kjo ditë është nga ato ditët e mëdha të historisë kombëtare që na bënë të ndihemi krenar.

 Ai theksoi se sot është dita kur ushtarët qe kishin vepruar ilegalishtë dolën dhe thanë se “ne jemi ata që do të luftojmë për vendin".

Vehapi: Kjo ditë është nja nga ato ditë ditë e historisë sonë

“Kjo ditë ësht një nga ato ditë të historisë që na bënë të ndihemi krenar për identitetin tonë, është dita kur në Drenoc doli në skenë UÇK-ja për Zonën Operative të Pashtrikut, sot është ditë kur luftetarë tanë që deri me tani kishin vepruar në fshehtësi dolën pikërisht ktu ku jemi mbledhur sot në Drenoc dhe thanë, ne jemi ata që kemi vendosur t’i marrim armët dhe t’i mbojmë familjet tona, shtëpitë tona, e mbi të gjitha ta mbrojmë tokën tonë....Nuk do ta harrojmë këtë ditë të madhe sepse u ndjemë me të qliruar, me të sigurtë dhe me të entuziazmuar dhe me afër lirisë. Tashmë armiku do të mendonte para se të futej në oborret tona lirshëm për të vrarë fëmijë, gra e plet, pa frikë së mund t’i priste vdekja. Përveq që u bënë një mesazh i fuqishëm për armikun luftetarët tanë u bënë një adresë e sigurtë për gjithë a ta djem e burra që donin një arm ë pë t’ia kthyer armikut”, tha Vehapi.

Kreu i Rahovecit shtoi se dëshmorët e kësaj ane, ia janë dorëzuar historisë me epitetin m të lartë heronjë të Kosovës që me 26 prill 1998 ata hapën një kapitull të ri në vendin tonë duke dalë për herë të parë në skenë pasi kishin vepruar një kohë të gjatë në ilegalitet.

Vehapi: Lufta për liri nuk do të fitohej pa gjakun e këtyre djemëve

“Lufta për liri nuk do të fitohej po qëse Feimi student i dalluar nuk do të këmbëngulte që diplomën e Universitetit e vetmja që i kishte mbetur e përgatitur nga studimet, ta merrte në liri qoftë edhe si dëshmorë. Nuk do të fitohej lufta nëse vëllai i tij Bedrushi do ta linte vetëm në betaja. As nuk do të fitohej lufta nëse Toni e Milaimi e shumë shokë të tjerë të ishin të vendosur ta linin jetën e sigurtë në perëndim dhe të ktheheshin me shok në lufë për ta ndihmuar vendin. Nuk do ta kishim lirinë pa mendjen e mpreht të Micit, nuk do ta kishim lirinë pa djalërinë e Sherafedinit dhe shumë ushtarëve të tjerë. Pa kontributin e Ukshin Hotit dhe pa kontributin e Sheh Muhedinit”, theksoi Vehapi.

Ish zëvendëskomandati i ZO të Pashtrikut Sadik Halitjaha, tha se kur të tubohen në këtë vend kanë një qëllim që ta kujtojnë luftën e lavdishme të UÇK-s por ta ruajnë me krenari.

Halitjaha: Ta kujtojmë luftën e UÇK-së, por edhe ta ruajmë për brezat e rinj

“Ne kur të tubohemi këtu kemi një qëllim ta kujtojmë luftën e lavdishme ë UÇK-së por edhe ta ruajmë atë, ta kultivojmë në brezin e ri që liria të jetë primare e jetës sonë. Të ruhet për gjithmonë dhe të mos na merret nëpërkëmbë. Këto objekte siç ëshë bërë praktik të themi e daljes në skenë të UÇK-së është e hershme, është e 28 nëntorit 1997, mirëpo shtrirja e saj sipas plani të Shtabit të Përgjithshëm, të Lëvizjes Popullore, të LKÇK-së, të nacionalistëve shqiptarë  e të burgosurve politik, të drejtorisë politike, ishte një shtrirje me të madhe se sa ajo që ishte në Llap, në Drenicë, pra ishte edhe në Anadrini”, theksoi Halitjaha.

Ai tha se kjo zonë ka qenë ndër më e madhja ku ka pasur 7 brigada me përfshirje të rreth 30 për qind të territorit të Kosovës.

Në këtë manifestim nga një dhuratë iu nda fëmijëve të dëshmorëve Bedrush Gashit dhe Mensur Zyberajt.

 

Në Drenoc të Rahovecit është shënuar 19 vjetori i daljes në skenë të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut.

Kryetari i Rahovecit Idriz Vehapi, tha se kjo ditë është nga ato ditët e mëdha të historisë kombëtare që na bënë të ndihemi krenar.

Ai theksoi se sot është dita kur ushtarët që kishin vepruar ilegalisht ‘dolën dhe thanë se ne jemi ata që do të luftojmë për vendin tonë’.

Kreu i Rahovecit shtoi se nuk do ta harrojnë këto ditë sepse u ndien të çliruar me të sigurt sepse tani armiku nuk do të hynte në oborret e shtëpive për t’i maltretuar e vrarë shqiptarët pa menduar se do të vriten.

“Lufta për liri nuk do të fitohej nëse Feimi si student i dalluar nëse nuk e linte vetëm diplomën që ta merrte në liri qoftë edhe si dëshmor”; tha Vehapi.

Ish zëvendëskomandati i Zonës Operative të Pashtrikut Sadik Halitjaha, tha se kur të tubohen në këtë vend kanë një qëllim që ta kujtojnë luftën e lavdishme të UÇK-së por ta ruajnë me krenari.

Ai tha se kjo zonë ka qenë ndër më e madhja ku ka pasur 7 brigada me përfshirje të rreth 30 për qind të territorit të Kosovës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat