Presidenti Thaçi deklarohet për Bajram Rexhepin

Aktuale

Presidenti Thaçi deklarohet për Bajram Rexhepin

Nga: B.S Më: 26 prill 2017 Në ora: 14:32
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish kryeministri Bajram Rexhepi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar lidhur me gjendjen shëndetësore të Bajram Rexhepit dhe trajtimin e tij jashtë vendit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka thënë që shpreson në përmirësimin e gjendjes së Rexhepit, pas fillimit të trajtimit të tij jashtë Kosovës, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Vazhdojmë të shpresojmë për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të ish kryeministrit Bajram Rexhepi pas fillimit të trajtimit jashtë Kosovës.

Iu shpreh mirënjohje mjekëve të QKUK - së për kujdesin dhe profesionalizmin që treguan për trajtimin adekuat të z. Bajram Rexhepi. HTH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat