Nëntë rregulla të Speciales në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës

Aktuale

Nëntë rregulla të Speciales në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës

Më: 26 prill 2017 Në ora: 16:39
Selia e Gjykatës Speciale

Nëntë rregulla të Rregullores së procedurës dhe provave të Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, nuk janë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës, ka vlerësuar të mërkurën Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Në njoftimin e sotëm thuhet: “Sot Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese nxori Vendimin mbi Referimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave. Referimi synonte garantimin e përputhshmërisë së Rregullores me Kapitullin II të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kapitulli II i Kushtetutës trajton ‘Të drejtat dhe liritë themelore”.

“Në Vendimin e sotëm, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese u shpreh se Referimi ishte i pranueshëm. Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese kujtoi se, në bazë të Ligjit, Rregullorja duhet të pasqyrojë standardet më të larta të të drejtave ndërkombëtare të njeriut me synimin e garantimit të procedurave gjyqësore të drejta dhe të shpejta. Pas shqyrtimit të 208 rregullave të miratuara nga Plenarja, Gjykata konstatoi se nëntë prej rregullave ishin në mospërputhje me Kapitullin II të Kushtetutës. Gjykata gjithashtu u shpreh se nuk mund të nxirrte konstatim nëse një rregull tjetër ishte në përputhje me Kapitullin II të Kushtetutës. Vendimi i Gjykatës në lidhje me Rregulloren do t’u dërgohet gjykatësve në Plenare për të ndërmarrë veprime të mëtejshme mbi dispozitat përkatëse. Gjykatësit e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese nuk do të marrin pjesë në veprimet e lartpërmendura”, thuhet në njofti min e Dhomës të Specializuar.

Po ashtu sipas njoftimit, Rregullorja e Procedurës dhe e Provave (‘Rregullorja’) rregullon zhvillimin e procedurave gjyqësore para Dhomave të Specializuara dhe u miratua më 17 mars 2017 nga gjykatësit e tjerë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, të mbledhur në seancën e parë plenare.

Gjykatësit e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese nuk morën pjesë në miratimin e Rregullores. Më 27 mars, 2017, Rregullorja iu referua Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. U caktua një panel prej tre gjykatësish ndërkombëtarë të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu u caktua edhe gjykatësi rezervë. Në bazë të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (‘Ligji’), paneli kishte tridhjetë ditë për shqyrtimin e Rregullores.

Image
Rregullorja e Gjykatës speciale
Image
Rregullorja e Gjykatës speciale
Image
Rregullorja e Gjykatës speciale
Image
Rregullorja e Gjykatës speciale
Image
Rregullorja e Gjykatës speciale
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat