Flet avokati që e mbrojti në Hagë: Ja çfarë do të ndodh me Ramush Haradinajn!

Aktuale

Flet avokati që e mbrojti në Hagë: Ja çfarë do të ndodh me Ramush Haradinajn!

Më: 26 prill 2017 Në ora: 20:19
Ramush Haradinaj në gjykatën franceze

Plot tre muaj e tri javë i ndaluar në Francë. Edhe kësaj herë bazuar në fletarrestim të Serbisë. Shpallja dy herë i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës sikur nuk mjafton, e kjo gjë duket tërësisht e pakuptueshme, për më tepër absurde për Gregor Guy-Smith, avokat mbrojtës në Hagë, i cili që në të dyja gjykimet e gjeneralit Haradinaj ishte përballë pretendimeve të Serbisë ndaj Haradinajt e të cilat, që të gjitha u hodhën poshtë.

“Nuk e di për çfarë faktesh të reja është fjala. Nuk i kam parë edhe akuzat e sakta në fletëarrestim. Nuk ka pasur ndonjë luftë të re, është fjala për të njejtën luftë, për të cilën Haradinaj është gjykuar në Hagë, dhe nëse është kështu puna, çdokush do të mendonte se çfardo faktesh të paraqitura në atë kohë, do të ishin në dispozicion dhe shqyrtim të prokurorisë në Gjykatën e Hagës. Të jem i sinqertë, unë e kam të vështirë ta mendoj se çka mund të jetë kjo, thjesht nuk e kam të qartë pse bëhet ky pretendim”, tha Gregor Guy-Smith, për rtk.

E ajo që duhet të ndodhe nesër është që gjykata franceze të marrë një vendim që Ramush Haradinaj të jetë i lirë dhe të kthehet në shtepi  - thotë Gregor Guy-Smith.

Image
Avokati Gregor Guy-Smith

Sipas tij, do të ishte mjaft sfiduese për sundimin e ligjit nëse Gjykata franceze mendon se Ramush Haradinaj duhet të ekstradohet në Serbi, duke pasur parasysh raportet ekzistuese mes Serbisë dhe Kosovës.

“Patjetër shpresoj se ai do të lirohet nesër. Me sa e kuptoj unë rastin, ky do të ishte korrigjim i duhur në këtë kohe për këtë rast. Gjykata franceze besoj se ka pasur kohë më shumë se të mjaftueshme për ta shqyrtuar çfarëdo informate të dorezuar nga autoritetet serbe dhe të marrin vendim. Do të ishte mjaft sfiduese për sundimin e ligjit nëse Gjykata franceze mendon se Ramush Haradinaj duhet të ekstradohet në Serbi, duke pasur parasysh raportet ekzistuese mes Serbisë dhe Kosovës”, tha ai.

Gregor Guy-Smith, i cili ishte dëshmitarë në të dyja rastet kur Haradinaj u shpall i pafajshëm nga drejtësia ndërkombëtare, shpreh të njëjtin shqetësim sikurse në gjykimin e dytë të gjeneralit Haradinaj në Hagë.

“Shqetësimi im tani eshte i njejti me atë që kam pasur më heret kur rasti gjykohej për herë të dytë. Duket të ketë një plan ose dëshirë të gjykohen pareshtur disa anëtare të caktuar të UÇK-së për krime të lutës. Ata kurrë nuk do të deshirojnë të ndalen, do të provojnë e do të provojnë”, tha Gregor Guy-Smith.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat