Aksioni policor i arrestimit të dyshuarit për vjedhje

Aktuale

Aksioni policor i arrestimit të dyshuarit për vjedhje

Më: 27 prill 2017 Në ora: 05:18
Momenti i arrestimit

Në emisionin e fundit të “Drejtësia ne Kosovë” u shfaq aksioni policor në Prishtinë ku pas një operacioni policia arriti që ta arrestojë një person për vjedhje.

Pas marrjes së informatës se në rrugën “Fazli Grajçevci” në kryeqytet tre persona të dyshuar kanë thyer një lokal, policia doli në patrullim duke kërkuar për të dyshuarit.

Në pamjet e shfaqura mund të shihni në mënyrë të detajuar aksionin policor.

Pas patrullimit, njësitet policore të ndara në lokacione të ndryshme arritën që ta identifikojnë njërin nga të dyshuarit dhe ta arrestojnë atë.

Pas arrestimit, policia e ka shoqëruar personin e dyshuar në stacionin policor për të vazhduar me procedurat e radhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat