Pak para gjykimit të Haradinajt, Anita ka një mesazh emocionues

Aktuale

Pak para gjykimit të Haradinajt, Anita ka një mesazh emocionues

Nga: P.R Më: 27 prill 2017 Në ora: 08:28
Anita dhe Ramush Haradinaj

Sot, në Colmar të Francës do të mbahet seanca gjyqësore ku do të vendoset për liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn. Kanë mbetur edhe më pak se 1 orë që të filloj kjo seancë, ndërsa bashkëshortja e Haradinajt, Anita përmes një postimi në facebook, sot ka uruar ditëlindjen e 13-të djalit, Gjinit.

“Gjin ti sot behesh 13 vjeç! E di qe jeta jo gjithmone na ka perkdhel, por jeta keshtu eshte shume dimenzionale! Jeta nuk i ka perkdhel edhe shume e shume femije te Kosoves, por jeta e tille eshte perhere te sfidon! Prandaj ty dhe te gjithe femijeve, uroj qe jeta te ju kete bere te forte, te pamposhtur, te vendosur ne rrugen e jetesimit te enderrave tuaja!!! Gjin, kryevepra ime, shoku im Te uroj Gezuar Ditelindja, uroj qe te jetosh me te bukurat e jetes, e mua do me kesh gjithmone mbrapa!!!!”, ka sgkruar  Anita Haradinaj në Facebook, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat