Flet Haradinaj pas vendimit: Është fitore e shqiptarëve kundrejt Serbisë

Aktuale

Flet Haradinaj pas vendimit: Është fitore e shqiptarëve kundrejt Serbisë

Nga: N.E Më: 27 prill 2017 Në ora: 09:30
Ish Kryeministri i Kosovës dhe tashmë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Ish Kryeministri i Kosovës dhe tashmë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është liruar sot nga Gjykata e Colmarit në Francë.

Haradinaj do të kthehet në Kosovë sot, ndërsa pas lirimit ai tha se përkundër që janë humbur katër muaj përsëri mund të jetë kjo një fitore e shqiptarëve kundrejt Serbisë.

“ Nuk e di sigurt a do të arrij në Kosovë, mirëpo fillimisht do ta marr pasaportën në Stransburg dhe pastaj besoj që do të arrij sot në Kosovë. Përkundër se është humbur një kohë prej katër muajve mirëpo mund të shihet si fitore e shqiptarëve kundrejt Serbisë” ka thënë Haradinaj para gjykatës.

Haradinaj ishte arrestuar që nga 4 janari i këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat