Pas lirimit të Haradinajt, reagon edhe Presidenti Thaçi

Aktuale

Pas lirimit të Haradinajt, reagon edhe Presidenti Thaçi

Nga: P.R Më: 27 prill 2017 Në ora: 09:38
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Gjykata e Colmarit, sot ka marr vendim që ta liroj liderin e AAK-së dhe ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Këtë vendim, Presidenti Hashim Thaçi, e ka mirëpritur duke  theksuar se lirimi i Haradinajt ia tregoi edhe njëherë vendin Serbisë.

“Vendimi i Gjykatës së Colmar, që z. Haradinaj të kthehet në Kosovë është lajm i mirë për familjen Haradinaj, për bashkëpunëtorët e tij dhe gjithë Kosovën. Edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike”, ka shkruar Thaçi, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat