Zeka: Nuk pritej që Haradinaj të lirohej sot, nga sot zgjedhjet i konvenojnë opozitës

Aktuale

Zeka: Nuk pritej që Haradinaj të lirohej sot, nga sot zgjedhjet i konvenojnë opozitës

Nga: G.B Më: 27 prill 2017 Në ora: 09:58
Milaim Zeka

Për lirimin e Ramush Haradinajt ka reaguar edhe Milaim Zeka, i cili ka thënë se në bazë të informatave që ka pasur nuk ka besuar se ai do të lirohet sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se që nga sot Kosova ka opozitë dhe se zgjedhjet tashmë i konvenojnë vetëm opozitës dhe jo partive në pushtet, që çdo gjë ishte bërë që sot Haradinaj të mos lirohet, përcjell Bota sot.

Ky është postimi i tij i plotë:

Ramush Haradinaj e mposhti Serbine

Personalisht, ne baze te te gjitha informacioneve qe kemi pasur, e sidomos edhe pas deklarimit publik te ambasadorit francez rreth rastit te Ramush Haradinajt, nuk kam besuar qe ai do te lirohet sot.

Lirimi i tije eshte fitore e madhe per drejtesine franceze, ne radhe te pare, e cila qe kater muaj, e nxitur nga Serbia, ka mbajtur ne France, liderin e AAK se, Haradinajn.

Ramush Haradinaj gjate gjithe kohes ka besuar ne lirimin e tije. Gjate gjithe kohes, ashtu sikurse ne Hage, per asnje moment nuk eshte thyer, dhe nuk eshte dobesuar perpara ketyre kurtheve te medhaja, te kurdisura nga Beogradi dhe Prishtina, me qellimin e vetem, qe ta largojne nga skena politike.

Tash ka opozite

Pres sot, qe Ramush Haradinaj eshte liruar, Kosova ka opozite. Prej sot, zgjedhjet e lira i konvenojne vetem opozites, po jo dy partive ne pushtet. Akuzat, lufta dhe kunderthenjet ne mes PDK se, dhe LDK se, jane bere tamam sikur opozita te ishte e vdekur, ngase te gjitha parallogaritjet ishin se Ramush Haradinaj nuk do te lirohej sot.

Nese lideri i opozites do te dije ta kanalizoje si duhet qendrimin e tije ne France, sigurisht qe do ta kete mundesine per thenjen e nje nokauti te forte pushtetit aktual, pasiqe ai eshte i percare, edhe krejte te keqijat e Kosoves, i adresohen vetem ketyre dy partive ne pushtet.

Sot ka fituar Kosova ne radhe te pare, drejtesia, dhe demokracia evropiane ne pergjithesi!

Urime te gjitheve!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat