Veseli për lirimin e Haradinajt: Lajm i gëzueshëm që është pritur të ndodhë

Aktuale

Veseli për lirimin e Haradinajt: Lajm i gëzueshëm që është pritur të ndodhë

Më: 27 prill 2017 Në ora: 10:29
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli e ka quajtur lajm të gëzueshëm dhe që është pritur të ndodhë, lirimin e Ramush Haradinajt, përcjell Bota sot.

“Vendimi i Gjykatës në Colmar të Francës për lirimin e Ramush Haradinajt është lajm i gëzueshëm, të cilin të gjithë e kemi pritur të ndodhë. Ndalimi i tij, mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, ishte i papranueshëm dhe raste të tilla nuk duhet të përsëriten më. Z. Haradinaj i uroj kthim të mbarë në familje dhe vendin e tij”, ka shkruar ai në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat