Haliti: Lirimi i Haradinajt konfirmon pastërtinën e luftës së UÇK-së

Aktuale

Haliti: Lirimi i Haradinajt konfirmon pastërtinën e luftës së UÇK-së

Nga: Bota sot Më: 27 prill 2017 Në ora: 10:56
Nenkryetari i kuvendit, Xhavit Haliti

Lirimin e kreut të AAK-së e ka mirëpritur edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

Halit përmes një statusi në Facebook, shkruan se vendimi për lirimin  e Haradinajt shënon fillimisht fitoren e drejtësisë dhe pastaj pastërtinë e luftës së UÇK-së.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Colmarit për lirimin e ish komandantit të ZOD-it, Ramush Haradinaj, është vendim që duhet përshëndetuar. Është një vendim që shënon në radhë të parë një fitore të drejtësisë, fitore e cila edhe një herë e konfirmon meritueshëm pastërtinë e luftës së UÇK-së” shkruan Haliti në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat