Ditë e drejtësisë për Haradinajn

Aktuale

Ditë e drejtësisë për Haradinajn

Më: 27 prill 2017 Në ora: 11:02
Selia e AAK-së

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj ka deklaruar se sot në Gjykatën në Francës, u dëshmua se Kosova ka bërë një luftë të pastër, pasi triumfoi e drejta.

"Sot është një ditë e madhe, një ditë e drejtësisë për Ramush Haradinaj. Një e mirë për shtetin e Kosovës dhe një e mirë për ushtrinë e Kosovës UÇK në që ka luftuar dhe ka bërë luftë të pastër dhe këtë e dëshmoj komandanti Haradinaj. Por ajo që vlen të theksohet më në fund triumfoj drejtësia. Haradinaj do t’i kthehet familjes, do t’i kthehet Kosovës dhe e presin shumë punë për të marrë përgjegjësi. Jemi mjaftë të gëzuar për një fakt që më të vërtetë Ramushit iu ka bërë mjaftë e padrejtë, por në fund përfundimisht përfundoi pozitivisht...triumfoi e drejta, triumfoi pastërtia e luftës dhe triumfoi shteti i Kosovës", tha ai.

E qytetarët ia kishin mësyrë AAK së për të festuar lirimin e Haradinajt. Erald Selca shprehet tejet i gëzuar për lirimin e Haradinajt. Ai thotë se Haradinaj është komandant legjendar i gjallë dhe ikonë kombëtare e shqiptarëve.

"Ramush haradinaj dihet që është komandant legjendar i UÇK së. Nëse komandanti legjendar i ndjerë i rënë në betejat e frontit kundër Jugosllavisë dhe Serbisë Millosheviqjane, Adem Jashari është komandant i ndjerë legjendar, komandant legjendar i gjallë është Ramush Haradinaj. Gjithmonë triuamafatorë nëpër beteja qoftë ushtarake, por dhe në beteja politike, gjyqësore, të montuara nga qarqet antishqiptare.. e kemi prit këtë lajm me gëzim. Ramushi nuk është Ramush Kosove qysh po i thonë këta shokët e mijë, por është Ramush Shqipërie, është ikonë kombëtare e shqiptarëve", tha ai.

Festa e qytetarëve po vazhdon para AAK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat