Avokatja e Haradinajt: Ramushi i humbi 3 muaj e gjysmë të jetës së tij duke pritur vendimin

Aktuale

Avokatja e Haradinajt: Ramushi i humbi 3 muaj e gjysmë të jetës së tij duke pritur vendimin

Më: 27 prill 2017 Në ora: 11:22
Ramush Haradinaj dhe avokatja Rachel Lindon

Avokatja e Ramush Haradinajt, Rachel Lindon, ka thënë se Haradinaj i ka humbur tre muaj e gjysmë të jetës duke e pritur vendimin e sotëm.

“Ai [Ramushi] humbi tre muaj e gjysmë të jetës duke pritur këtë vendim” ka thënë Lindon për Associated Press.

Megjithatë, ka thënë ajo, Haradinaj është i lumtur tani që gjithçka ka marrë fund.

Gjykata në Colmar vendosi kundër ekstradimit të tij në Serbi sepse Haradinaj nuk do të përballej me gjykim të drejtë dhe balancuar nëse do të dërgohej në Serbi, shtoi ajo.

Ajo shtoi se nuk është e qartë nëse ai do të qëndrojë në Francë.

Palët në këtë rast i kanë pesë ditë për t’u ankuar ndaj vendimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat