Mediat e huaja e “ekstradojnë” Haradinajn

Aktuale

Mediat e huaja e “ekstradojnë” Haradinajn

Më: 27 prill 2017 Në ora: 11:35
Ramush Haradinaj

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve me bazë në Londër, Reuters, ka raportuar gabimisht se gjykata e Colmarit ka autorizuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Më pas Reuters ka përmirësuar gabimin ku në fund të lajmit të korrigjuar shkroi:

‘”Ky lajm është korrigjuar për të treguar se gjykata e ka refuzuar ekstradimin, nuk e ka autorizuar”.

Mirëpo duke u bazuar në lajmin e Retuters kanë gabuar edhe disa media të huaja duke përfshirë edhe Euronews.

Gjykata në Colmar e refuzoi kërkesën e Serbisë për ekstradimit e kryetari të AAK-së, Ramuash Haradinajt, i cili është arrestuar bazuar në një urdhër arrest të Serbisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat