Ahmeti kërkon përgatitjen e kërkesës në Interpotl për mosrespektimin e "poternicave“ të Serbisë

Aktuale

Ahmeti kërkon përgatitjen e kërkesës në Interpotl për mosrespektimin e "poternicave“ të Serbisë

Nga: Bota sot Më: 27 prill 2017 Në ora: 11:35
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka përshëndetur lajmin e lirimit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ahmeti mbajtjen e Haradinajt e ka quajtur padrejtësi, ndërsa kërkon përgatitjen e dokumentacionit të kërkesës në Interpol për mosrespektimin e „poternicave“ të Serbisë.

Postimi i plotë:

Mbajtja e Ramushit ka qenë një padrejtësi e madhe që nga fillimi. Sot është lajm shumë i mirë lirimi.

Tani, menjëherë duhet të përgatitet dokumentacioni qe të bëhet kërkesa në Interpol për mosrepsektimin e "poternicave" të Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat