Qytetarët në festë për lirimin e Ramushit, e quajnë ikonë kombëtare

Aktuale

Qytetarët në festë për lirimin e Ramushit, e quajnë ikonë kombëtare

Më: 27 prill 2017 Në ora: 12:01
Festa para AAK-së

(E plotësuar) - Surlet dhe tupanët kumbonin që me mëngjes para selisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Festa për lirimin e Ramush Haradinaj kishte filluar menjëherë pas vendimit të gjykatës së Francës për lirimin e tij. Flamuj, vetura, sirena e muzikë gjithandej. Selisë së AAK-së ia kishin mësyrë qytetarë të shumtë, për të festuar lirimin e Ramushit, lajm që e kishin pritur me ankth tash e katër muaj.

Surlet dhe tupanët kumbonin që me mëngjes para selisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).  Festa për lirimin e Ramush Haradinaj kishte filluar menjëherë pas vendimit të gjykatës së Francës për lirimin e tij. Flamuj, vetura, sirena e muzikë gjithandej. Selisë së AAK-së ia kishin mësyrë qytetarë të shumtë, për të festuar lirimin e Ramushit, lajm që e kishin pritur me ankth tash e katër muaj.

Qytetari Erald Selca, shprehet tejet i gëzuar për lirimin e Haradinajt. Ai thotë se Haradinaj është komandant legjendar i gjallë dhe ikonë kombëtare e shqiptarëve.

Selca:  Haradinaj, ikonë kombëtare e shqiptarëve

"Ramush  Haradinaj dihet që është komandant legjendar i UÇK së. Nëse komandanti legjendar i ndjerë i rënë në betejat e frontit kundër Jugosllavisë dhe Serbisë millosheviqiane është Adem Jashari, komandant legjendar i gjallë është Ramush Haradinaj. Gjithmonë triumfues nëpër beteja qoftë ushtarake, por dhe në beteja politike, gjyqësore, të montuara nga qarqet anti-shqiptare. E kemi pritur këtë lajm me gëzim. Ramushi nuk është Ramush, Kosovë qysh po i thonë këta shokët e mi. Por është Ramush Shqipërie. Është ikonë kombëtare e shqiptarëve", tha ai.

E nuk munguan as lotët e qytetarëve të pranishëm. Qytetari Ali Aliu, nuk mund t’i ndalte lotët, pas lajmit që mori për lirimin e Haradinajt. Ai thotë që katër muaj, që nga ndalimi i Haradinajt në Francë, as gjumin nuk ka mund ta bëjë të qetë, i brengosur se çfarë po ndodh me fatin e tij.

Aliu: S’kam mund të fle nga meraku për Ramushin

“Shumë-shumë i gëzuar jam. Dhe njeri pa faj e kanë mbajt që katër muaj. Njeri i drejtë ka dalë. Jena gëzuar shumë për të. Shumë diçka mu ka dhimb. Njeri i drejtë. Kismet do ta presim sonte te sheshi, ka me ardhur. Sot i kam dëgjuar lajmet. Gjithë i kam dëgjuar ato lajme. Prej që ka shkuar, i kam dëgjuar ato lajme gjithë, çka po bëhet me Ramushin. Jam tut që po e çojnë në Serbi. Po s’mund ta dërgojnë në Serbi, se është njeri i drejtë. Kurrë s’kam fjet që katër muaj me vesvese. Sot s’di thash veç mendtë mos po më dalin prej gëzimit. Gëzim i madh shumë”, tha ai.

E në selinë e AKK-së, për të ndarë gëzimin me qytetarët që festonin ishte dhe Lahi  Brahimaj, daja i Ramush Haradinaj. Ai thotë se Ramushi  ka qenë peng i politikës, por më në fund triumfoi drejtësia.

Brahimaj: Drejtësia triumfoi, Haradinaj peng i politikës

“Që nga dita e 8 marsit që është liruar Ramush Haradinaj në Hagë bashkë me mua dhe Idriz Balajn, e kemi ditur që Ramush Haradinaj është i pafajshëm. Edhe këta katër muaj çdoherë bindja e çdo qytetari dhe ushtari të UÇK-së ka qenë që Ramush Haradinaj është i pafajshëm. Ka qenë peng i politikës. Katër muaj ka paguar çmim për demarkacionin dhe lirinë e Kosovës. Më në fund edhe pse e vonuar kjo drejtësi, Ramush Haradinajn e pret krejt Kosova”, tha ai.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj thotë se kjo është një ditë e madhe për Kosovën.

Image

Festa para AAK-së

Festa për lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj po vazhdon ende para selisë së këtij subjekti politik.

Festen po ua sjellim nëpërmjet fotografive:

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat