NISMA mirëpret lirimin e Ramush Haradinaj

Aktuale

NISMA mirëpret lirimin e Ramush Haradinaj

Më: 27 prill 2017 Në ora: 12:26
NISMA për Kosovën

NISMA për Kosovën mirëpret dhe përshëndet vendimin e Gjykatës së Kolmarit, për lirimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke e çliruar atë nga të gjitha akuzat e paraqitura nga autoritetet e Serbisë.

“NISMA konsideron se lirimi i Haradinajt është një fitore ndaj akuzave krejt të pabaza dhe të motivuara politikisht, të cilat çdo herë kanë synuar të destabilizojnë Kosovën, dhe të barazojnë luftën e UÇK-së me krimet e regjimit të Millosheviqit”, thuhet në komunikatën e NISMA-s dërguar  mediave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat