Momenti kur Haradinaj del nga gjykata franceze

Aktuale

Momenti kur Haradinaj del nga gjykata franceze

Më: 27 prill 2017 Në ora: 12:39
Ramush Haradinaj, Colmar, Francë

Pas mbylljes së seancës dhe marrjes së vendimit për lirimin e tij, Ramush Haradinaj ka dal i lumtur nga Gjykata e Apelit në Colmar.

Ai ka treguar se kërkesa për ekstradim është refuzuar dhe që nga sot është i lirë.

“Procedura u mbyll u refuzua kërkesa për ekstradim që nga tani jam i lirë. Besoj se do të kthehem sot. Katër muaj kohë është e çmueshme. Besoj që ka ndodhë ajo që është dasht me ndodh e drejta jonë është e drejta jonë”, ka thënë Haradinaj.

Lideri i AAK-së pritet të kthehet sot nga Franca ndërsa në orën 19:00 do të ju drejtohet qytetarëve në sheshin e kryeqytetit ‘Zahir Pajaziti’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat