Ramush Haradinaj mbërrin në Kosovë, ka një porosi për Serbinë

Aktuale

Ramush Haradinaj mbërrin në Kosovë, ka një porosi për Serbinë

Më: 27 prill 2017 Në ora: 19:41
Ramush Haradinaj flet para mediave

(E plotësuar) - Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj posa ka arritur në Aeroportin e Prishtinës, ka deklaruar se asnjëherë nuk do t’i nënshtrohen cilido mekanizëm që burimin e ka në Beograd.

“E kam thënë që ftesa për ekstradimin tim në Serbi është ftesë për luftë, nuk jam tallur. Më 24 mars 98, ata që kanë shefat e këtyre na kanë sulmuar në familje, ka pasur fëmijë, e qëllimi ka qenë epilogu i njëjtë si te Jasharët, atë ditë janë kthyer prapa, fati ka qenë i tillë, rastisi që më 24 mars 99 ia kemi kthyer në shtëpitë e tyre prej ajrit, gjithë jeta do të shkojë kështu. Asnjëherë nuk i nënshtrohemi cilido mekanizëm që burimin e ka në Beograd. Shqiptarët jo që janë trima ose të zot, ose që duan me u merr me të tjerët në rajon por jemi në të drejtën tonë dhe kësaj të drejte do t’i qëndrojmë besnik. Kemi fqinjë që është armik, sillet armiqësisht, duhet të jemi të vendosur t’ia tregojmë vendin”, tha ai.

***

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur para gazetarëve, pas arritjes në Aeroportin e Prishtinës.

Haradinaj sot në mëngjes është liruar nga një gjykatë në Francë – ku ka qëndruar gjatë katër muajve të fundit, pas ndalimit të tij atje në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia, për gjoja krime lufte.

Ai ka akuzuar Serbinë për sjellje armiqësore karshi tij.

“Kemi fqinj që është armik, sillet armiqësisht. Duhet të jemi të vendosur t’ia tregojmë vendin", ka thënë Haradinaj.

"Kemi njerëz të brendshëm që nënshtrohen, edhe atyre duhet t’ia tregojmë vendin", ka thënë Haradinaj.

"Nëse duhet të jemi të sinqertë me veteven, duhet ta shohim shembullin e Kroacisë", është shprehur ish-komandanti i UÇK'së.

Haradinaj ka thënë se shqiptarët janë treguar të zotë gjatë muajve të fundit, sa ai ka qëndruar në Francë, dhe i ka përshëndetur ata për mbështetjen.

Por, ai është shprehur i zhgënjyer me autoritetet e vendit.

"Roli i Prishtinës zyrtare ka munguar. Autoritetet nuk e kanë treguar veten, kjo është për keqardhje", ka thënë Haradinaj.

Ramush Haradinaj mbërrin në Kosovë

Kreu i AAK-së e ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbërritur në Kosovë.

Ai sapo ka zbritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ku e kanë pritur familjar e miq të tij.

Turma e qytetarëve po e pret në sheshin “Zahir Pajaziti” ku ai pritet t’i drejtohet pas pak.

Image
Anita ne pritje te Ramushit

***

Pas 113 ditësh po pritet në çdo moment të ateroi aeroplani në të cilin gjendet ish-kryeministri, Ramush Haradinaj në Aeroportin e Prishtinës nga Colmari i Francës.

Ai ishte ndalur më 4 janar nga autoritetet franceze në bazë të një flet arresti të lëshuar nga Serbia.

Përveç numrit të madh të mediave, qytetarët nuk kanë dal këtu ngase pritja me qytetarë është organizuar të bëhet në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Image
Në pritje të Haradinajt në Aeroportin e Prishtinës
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat