Lirimi i ish-kryeministrit të Kosovës dhe njëherësh kryetar i AAK-së ka zënë vend edhe në mediat botërore.
Agjencia britanike e lajmeve Reuters shkruan se gjykata franceze në Colmar ka refuzuar kërkesën e Serbisë për të ekstraduar ish-kryeministrin Ramush Haradinaj për krime lufte.
Gjykata në Francë, e cila ka njohur Kosovën si shtet, ka liruar Haradinajn, i cili ishte arrestuar më 4 janar të këtij viti.
Reuters shkruan se Haradinaj ishte akuzuar për krime lufte gjatë viteve 1998-1999, e cila çoi në pavarësinë e Kosovës nga Serbia dhe se ai ishte gjykuar për krime lufte në Hagë dhe ishte liruar.
Edhe BBC dhe AlJazzera shkruajnë për lirimin e Haradinajt nga gjykata në Colmar.