Ambasadori Hysa tregon a ka shqiptar nga Kosova të lënduar në Maqedoni

Aktuale

Ambasadori Hysa tregon a ka shqiptar nga Kosova të lënduar në Maqedoni

Më: 27 prill 2017 Në ora: 21:31
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, ka thënë se në situatën e eskaluar në Maqedoni, asnjë shtetas i Kosovës nuk është i lënduar.

“Sipas informatave tona deri me tani nuk ka asnjë shtetas nga Kosova të lënduar. Dhuna ka ndodh në parlament”, ka deklaruar Hysa.

Situata në Maqedoni ka eskaluar pasi Talat Xhaferri u zgjodh kryetar i Parlamentit të Maqedonisë dhe një turmë protestuesish të dhunshëm, përkrahës të Nikola Gruevskit, kanë mësyrë parlamentin, ku kanë sulmuar fizikisht deputetët, mes tyre edhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat