MPJ e Kosovës: Dhuna nuk ndihmon në zgjidhjen e situatës së krijuar

Aktuale

MPJ e Kosovës: Dhuna nuk ndihmon në zgjidhjen e situatës së krijuar

Më: 27 prill 2017 Në ora: 21:36
Kaosi ne Kuvendin e Maqedonise

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës përmes një komunikate për media të enjten ka bërë të ditur se po e përcjell me shqetësim situatën e krijuar në Maqedoni dhe sulmin e raportuar ndaj deputetëve dhe gazetarëve.

MPJ e Kosovës konsideron se sjelljet e këtilla të dhunës dhe përplasjet kundër përfaqësuesve të zgjedhur në Maqedoni janë të papranueshme dhe aspak nuk i shërbejnë demokracisë, paqes dhe stabilitetit në shtetin fqinj të Maqedonisë. 

“Në frymën e apelit të vendeve të BE-së dhe SHBA-së në Maqedoni, ne besojmë se të gjithë aktorët politikë do të tregojnë vullnet për të dialoguar për interesin e të gjithë qytetarëve pa dallim etnie dhe jo retorikë që përshkallëzon situatën e tensionuar”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës konsideron se dhuna nuk ndihmon kurrsesi në zgjidhjen e situatës së krijuar dhe qytetarët e Maqedonisë presin daljen sa më parë nga kriza dhe vijimësinë e procesit të funksionalizimit të institucioneve në rrugë demokratike. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat