Tensionet në Maqedoni, Thaçi qytetarët të mos bien pre e provokimeve

Aktuale

Tensionet në Maqedoni, Thaçi qytetarët të mos bien pre e provokimeve

Nga: A.M. Më: 27 prill 2017 Në ora: 22:54
Foto "Bota sot", Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar gjendjen në Maqedoni pas që qytetarët maqedonas hynë me forcë në sallën e Kuvendit ku është zgjedhur Talat Xhaferit në krye të parlamentit.

Kadaj përmes Facebookit ka thënë se po përcjell me shqetësim ngjarjet në Republikën e Maqedonisë dhe se dhe shpreson që qytetarët atje të mos bien pre e provokimeve.

Postimi i plotë:         

Po i përcjell me shqetësim ngjarjet në Republikën e Maqedonisë. E përshëndes zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentit maqedonas, z. Talat Xhaferi, dhe apeloj tek të gjithë që të përmbahen nga veprimet e dhunshme dhe shpresoj që qytetarët atje të mos bien pre e provokimeve.

Stabiliteti dhe funksionimi i institucioneve demokratike të Republikës së Maqedonisë është interes i qytetarëve të saj, por edhe i gjithë rajonit.

Natyrisht se për shqiptarët e Maqedonisë zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është korniza e duhur e cila siguron funksionimin demokratik të shtetit fqinj, t? cilin dëshiroj ta shoh sa më shpejt të anëtarësuar në NATO dhe BE. HTH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat