Deputeti shqiptar këndon himnin kombëtar në Kuvendin e Maqedonisë por ky është gabimi që bëri

Aktuale

Deputeti shqiptar këndon himnin kombëtar në Kuvendin e Maqedonisë por ky është gabimi që bëri

Më: 28 prill 2017 Në ora: 07:13
Deputeti shqiptar i Besës, Zeqirja Ibrahmi

Deputeti shqiptar i Besës, Zeqirja Ibrahmi, ka kënduar sot himnin kombëtar shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë.

Deputeti i LSDM-së Oliver Spasovski kërkoi që shumica e re të ngrihet në këmbë për të marrë në duar institucionin.

Ndërsa Krste Mukovski nga VMRO-DPMNE-ja, papritur filloi të këndojë himnin e Maqedonisë që bëri të ngrihen në këmbë të gjithë deputetët.

E në një ndërhyrje procedurale deputeti i Besës, Zeqirja Ibrahimi tha se nëse u thye rregullorja për ndërhyrje procedurale duke u kënduar himni i Maqedonisë edhe ai do të këndojë himnin shqiptar.

“Më vjen keq që në fund e thyet rregulloren dhe e tejkaluat kohën që rregullorja parashikon për ndërhyrje procedural për të kënduar himni. Nëse u lejua të këndohet himni i maqedonas atëherë edhe unë do të këndojë himnin shqiptar”, ka thënë ai.

Por ai bëri një gabim të vogël. Në fillim ai nisë të këndoj “rreth flamurit tonë të përbashkuar….” e versioni zyrtar është “Rreth flamurit të përbashkuar”

Talat Xhaferi dje është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë dhe një gjë e tillë është përcjellë me protesta të mëdha, brenda dhe jashtë Kuvendit, me ç’rast kanë mbetur të lënduar disa deputetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat