Zeka reagon ndaj Xhavit Halitit për Ramush Haradinajn: Mos bëni hajgare...

Aktuale

Zeka reagon ndaj Xhavit Halitit për Ramush Haradinajn: Mos bëni hajgare...

Nga: P.R Më: 28 prill 2017 Në ora: 08:37
Milaim Zeka dhe Xhavit Haliti

Gjykata e Colmarit në Francë, gjatë ditës së djeshme ka marr vendim që ta liroj liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, i cili ishte arrestuar në Francë me 4 janar, pas një fletarresti serb.

Por pas lirimit të Haradinajt, Xhavit Haliti, në njërën prej televizioneve në Kosovë kishte thënë se shteti i Kosovës duhet t’ia paguaj të gjitha shpenzimet Ramush Haradinajt për këto katër muaj që ka qëndruar në Francë duke përfshirë edhe avokatët dhe shpenzimet tjera.

Por, ndaj deklarimit të Xhavit Halitit ka reaguar Milaim Zeka, i cili thekson se kjo gjë është dashur të bëhet qysh ne janar, e  jo tash pas lirimit.

“Gjate kater muajve qe Ramushi u ndalua ne France, Kryeministrit i pati ra ndermend nje ngjarje 18 vjeçare- Bazeni i Radoniqit, ndersa presidenti ja fakturoi vrasjen e deshmitareve. Tash po lexoje se si disa politikane, ne mesin e tyre edhe Xhavit Haliti, paskan propozu qe Ramushit, "qeveria me ia pagu te gjitha shpenzimet"! Te gjithe e dime, se kjo pune u dasht mu ba qe ne fillim, pra ne janar, e jo tash, pas shpalljes se lirimit. Po çka me ba njerezit e pushtetit, edhe nese nuk te ndihmojne, te pakten hajgare dine me ba, madje edhe kur nuk duhet”, ka shkruar Zeka përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat