FSSHK: Greva ka përfunduar me sukses

Aktuale

FSSHK: Greva ka përfunduar me sukses

Më: 28 prill 2017 Në ora: 12:13
Ilustrim

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përmes një komunikate për media të premten njofton se greva 24 orëshe e datës 27 prill ka përfunduar me sukses, ndërsa shpreh keqardhje rreth sjelljes, siç thuhet, inerte të Qeverisë së Kosovës karshi kërkesave të federatës.

FSSHK bën me dije se gjatë kohës së grevës janë dhënë të gjitha shërbimet me interes vital dhe se të gjitha raportet e realizuara tregojnë për një grevë me dinjitet.

Në ditët në vijim, FSSHK bën me dije se organet e saja më të larta do të mblidhen dhe do të marrin vendim për hapat e mëtutjeshëm nëse Qeveria vazhdon të sillet në këtë mënyrë.    

Ndryshe, FSSHK përmes grevës ka kërkuar përmirësim dhe rritjen e mirëqenies së punëtorëve shëndetësorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat