Apeli lë në paraburgim Murat Jasharin

Aktuale

Apeli lë në paraburgim Murat Jasharin

Më: 28 prill 2017 Në ora: 13:35
Murat Jashari

Gjykata e Apelit i ka gjetur si të pabazuara ankesat e avokatëve të Murat Jasharit dhe Avni Llumnicës lidhur me vendimin për vazhdimin e paraburgimit.

Gjykata Themelore më 13 prill ua vazhdoi edhe për dy muaj paraburgimin Murat Jasharit dhe Avni Llumnicës si të dyshuar lidhur me sulmin ndaj avokatit Azem Vllasi.

Ndaj këtij vendimi avokatët e të dyshuarve u ankuan në Gjykatën e Apelit, e cila gjeti se Gjykata Themelore ka vepruar drejt kur ua ka vazhduar paraburgimin.

Lajmin për Kallxo.com e konfirmoi avokati i Avni Llumnicës, Naim Rudari.

Rudari tha se lidhur me këtë vendim do t’i drejtohet Gjykatës Supreme me kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë.

Murat Jashari dhe Avni Llumnica dyshohen për atentatin ndaj avokatit Azem Vllasi më 13 mars të këtij viti. Vllasi është plagosur me armë zjarri në këtë sulm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat