Koci: Vëllezërit Haradinaj kontribuan më së shumti për paqe

Aktuale

Koci: Vëllezërit Haradinaj kontribuan më së shumti për paqe

Më: 28 prill 2017 Në ora: 16:10
Arianit Koci me vëllezërit Haradinaj

Vëllezërit nga Gllogjani, Ramush e Daut Haradinaj, sipas avokatit Arianit Koci, janë kontribuesit më të mëdhenj të paqes në Kosovë.

Ai, këtë cilësim e ka bërë në përshkrimin e një fotografie bashkë me Haradinajt, të cilën e ka shpërndarë në rrjete sociale. 

"Nuk mund të gjenden në Kosovë edhe dy vëllezër tjerë që kanë kontribuar më shumë për paqen sesa Ramush dhe Daut Haradinaj", ka shkruar Koci në fotografinë e shkrepur të enjten mbrëma, në pritjen që iu bë kreut të AAK-së Ramush Haradinaj, pas lirimit nga Franca ku u mbajt për katër muaj në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të leshuar nga Serbia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat