Veseli dhe Eichhorst flasin për rrugën evropiane të Kosovës

Aktuale

Veseli dhe Eichhorst flasin për rrugën evropiane të Kosovës

Më: 28 prill 2017 Në ora: 17:54
Takimi Veseli-Eichhorst

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur të premten në takim Angelina Eichhorst, drejtoreshë e BE-së për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për nevojën e ecjes përpara përmes vendimeve të rëndësishme politike për të ardhmen e qytetarëve të Kosovës.

Eichhorst dhe Veseli kanë diskutuar edhe për reformat në agjendën e integrimeve euro-atlantike të Kosovës, për reformat në sistemin e drejtësisë dhe për zhvillimin ekonomik të vendit.

Drejtoresha Eichhorst tha me këtë rast se Kosova duhet të vazhdojë reformat e nisura, si dhe dialogun me Serbinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat