Mustafa uron zgjedhjen Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë

Aktuale

Mustafa uron zgjedhjen Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë

Më: 28 prill 2017 Në ora: 18:44
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, të premten, përmes një postimi në Facebook, ka uruar zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë, duke thënë se Maqedonia është e qytetarëve të saj shqiptarë aq sa është edhe e maqedonasve dhe të tjerëve.

“Kam besim se Maqedonia si shtet fqinj i Kosovës do të konsolidojë institucionet e saj demokratike duke respektuar të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët e saj. Ne të gjithë në Ballkanin Perëndimor akoma po shërojmë plagët e luftës, dhunës dhe armiqësive, prandaj duhet të evitohen këto të këqija në ndërtimin e ardhmërisë tonë evropiane dhe euroatlantike”, shkruan Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat