Veseli: Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, hap i rëndësishëm

Aktuale

Veseli: Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, hap i rëndësishëm

Më: 28 prill 2017 Në ora: 19:12
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përshëndetur vendimin e Kuvendit të Malit të Zi për anëtarësimin e vendit në NATO, duke thënë se kjo paraqet një hap të rëndësishëm jo vetëm për këtë shtet fqinj, por edhe për Kosovën.

“Dua të uroj kolegët e Parlamentit të Malit të Zi për votën historike që sapo kanë dhënë për anëtarësimin në Organizatën e Aleancës të Atlantikut Verior. Anëtarësimi në NATO është një hap i rëndësishëm, jo vetëm për shtetin tonë fqinj por edhe për Kosovën, duke e bërë rajonin tonë më të sigurt”, shkruan Veseli në një postim në Facebook.

Kuvendi i Malit të Zi sot votoi për hyrjen e vendit në Aleancën Veri-atlantike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat