Eksperti i sigurisë tregon se kush e shkaktoi dhunën në Maqedoni, ja apeli i tij për shqiptarët

Aktuale

Eksperti i sigurisë tregon se kush e shkaktoi dhunën në Maqedoni, ja apeli i tij për shqiptarët

Nga: A.Zh Më: 28 prill 2017 Në ora: 20:04
Zoran Zaev i përgjakur nga grupi i kriminelëve sllavomaqedon

Eksperti i sigurisë Avni Islami, ka komentuar ngjarjet e fundit në Maqedoni. Duke folur në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Islami ka thënë se tensionet dhe dhuna e fundit në Maqedoni, nuk i kontribuojnë askujt, madje as maqedonasve.

Ai ka thënë se ata të cilët e dhunojnë tempullin e demokracisë, janë huliganë të porositur nga qarqe të caktuara për destabilizimin e Maqedonisë.

Image
Eksperti i sigurisë Avni Islami

Ndërsa, shqiptarët, eksperti i sigurisë i ka porositur që të mos bien pre e provokimeve.

“Kjo çka u pa mbrëmë, është e papranueshme dhe e turpshme për një vend, i cili pretendon të jetë pjesë e familjes evropiane. Shqiptarët duhet të kenë kujdes e të mos bien pre e provokimeve të ndryshme dhe situata politike të mos shndërrohet në konflik ndëretnik”, është shprehur Islami, derisa ka theksuar se përgjakja e Zaevit dhe Ziadin Selës dhe tërheqja zvarrë e Sheqerinskes në Kuvend, tregon brutalitetin e atyre që po e kundërshtojnë demokracië”.

Por, ai është shprehur optimist se situata e tillë do të kalojë së shpejti./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat