Kush janë kontaminuesit më të mëdhenj të UÇK sipas Abdixhikut?

Aktuale

Kush janë kontaminuesit më të mëdhenj të UÇK sipas Abdixhikut?

Më: 28 prill 2017 Në ora: 22:08
Lumir Abdixhiku

Analisti, Lumir Abdixhiku me anë të një postimi në facebook ka akuzuar disa anëtarë të UÇK-së për kontaminim të vlerave të luftës.

Ai e ka përmendur rastin e djeshëm kur ‘Tigri’ dhe ‘Vandami’ drejtonin xhipin në shesh si shenjë feste për lirimin e Ramush Haradinjt, dhe  reagimin e OVL të UÇK-së sot të cilët tentonin të pengonin një shfaqje teatrore.

“Dje, “Tigri” e “Vandami” drejtonin xhipin e tyre të mbështjellë me stema të UÇK-së nëpër shesh, kërcënonin qytetarët, shanin policinë, thonin ligji s’vlenë për ne. U lanë të lirë.Sot, Organizata e Veteranëve, mbështjellë sërish me hije të UÇK-së, ka vendosur të pengojë një shfaqje teatrale, pasi që, besoni ose jo, s’kanë aprovuar skenarin e saj. OVL është bërë tash autoritet i vlerësimeve artistike”, ka shkruar ai në facebook.

Sipas Abdixhikut këta persona janë kontaminuesit më të mëdhenj të emrit të UÇK-së.

“Njerëz si këta, janë kontaminuesit më të mëdhenj të emrit të UÇK-së. S’kanë lidhje me të, prandaj e ndotin lehtë. Në emër të lirisë këta kanë mbushur listat e veteranëve në plot 50 mijë. Në emër të lirisë këta kanë mbushur kutitë me votime nga 80 herë. Në emër të lirisë këta kanë ndërtuar lista pranimesh e shitjesh në universitet. Këta as idenë më të vogël se kanë të konceptit liri e as sakrificës për të”, thuhet në postimin e Abdixhikut.

“Por njerëzit si këta, kanë ende gjasë të futen me xhipa në shesh, të kërcënojnë me jetë, të mashtrojnë, vjedhin e shesin autoritet, sepse kapësit, shefat e tyre, janë në pushtet. Janë brum i njëjtë.Çlirimi nga zaptimi e kapësit e tillë është mision i ri patriotik i Kosovës. Është obligim i gjeneratës së re në vend”, përfundon postimi i Lumir Abdixhikut në facebook. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat