Lista e 12 të burgosurve të falur nga Presidenti Thaçi (Dokument)

Aktuale

Lista e 12 të burgosurve të falur nga Presidenti Thaçi (Dokument)

Më: 28 prill 2017 Në ora: 22:21
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nënshkruar Dekretin për Shpallje të Faljes për 12 persona që vuanin dënime me burg në Kosovë.

Sipas Dekretit për Shpallje të Faljes, të cilin e ka siguruar Insajderi, presidenti Thaçi ka zgjedhur që katër personave t’i falet e gjithë pjesa e mbetur e dënimeve, ndërsa tetë të tjerve t’i falen pjesërisht dënimet.

Zyrës së Presidencës i kishin shkuar vetëm këtë vit 694 kërkesa nga të burgosurit për faljen e dënimit të tyre.

Siç kishte njoftuar Zyra për Informim në Ministrinë e Drejtësisë, 694 të burgosur kanë kërkuar sivjet që t’u falen dënimet nga Presidenti Thaçi.

Presidenti i vendit sipas kushtetutës e ka në kompetencë faljen e të dënuarve në raste të veçanta.

Zakonisht falja bëhet në ditët e shënuara siç është 17 Shkurti-dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Të drejtë të falen sipas Kodit Penal të Kosovës nuk kanë ata që ndonjëherë kanë përfituar nga falja presidenciale dhe personat të cilëve nuk u janë bërë të plotfuqishme dënimet.

Ish-Presidentja Atifete Jahjaga nuk fali asnjë të burgosur në vitet 2015 dhe 2016. Faljen e fundit të të burgosurve ajo e bëri në vitin 2014.

Falja e të burgosurve nisi në vitin 2009 nga ish-Presidenti Sejdiu në njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat