Çeku: Pa ushtri nuk kemi çfarë t’i ofrojmë NATO-s

Aktuale

Çeku: Pa ushtri nuk kemi çfarë t’i ofrojmë NATO-s

Më: 29 prill 2017 Në ora: 10:56
Agim Çeku

Ish- gjenerali i luftës, tani deputet i Kuvendit të Kosovës, Agim Çeku ka përshëndetur anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, duke theksuar se ky është një hap pozitiv për të mirën e tërë Ballkanit Perëndimor.

Ai ka thënë se edhe Kosova ka synim për tu bërë pjesë e NATO-s

“Edhe Kosova synimet i ka të bindura në anëtarësimin në NATO dhe nuk ka ndonjë kundërshtar brenda Kosovës rreth kësaj çështjeje”, ka theksuar Çeku.

“Edhe NATO e din këtë synim të Kosovës mjaftë qartë”.

“Por çështja që Kosova nuk është njohur nga katër shtete anëtare të NATO-s po e bënë që kjo organizatë të mos e njoh statusin e plotë të pavarësisë së Kosovës dhe qëndron neutral ndaj shtetit tonë”, ka shtuar ish-ministri i FSK-së.

Prandaj sipas tij, edhe nuk janë marrë hapa akoma konkret.

“Por edhe derisa nuk e kemi formuar ushtrinë ne nuk kemi çfarë t’i ofrojmë NATO-s”.

“Aandaj fillimisht duhet ta bëjmë ushtrinë”, ka pohuar Çeku.

Anëtarësimi i Kosovës në NATO ai ka theksuar se vendit do t’i sillte edhe siguri ekonomike.

“Kur të është vendi anëtar i NATO-s atëherë ka edhe siguri më të madhe dhe kjo siguri reflektohet edhe në zhvillimin ekonomik dhe stabilitet të bizneseve”, ka përfunduar Çeku.

Ai këto komente i ka bërë në një tryezë diskutimi rreth integrimeve euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar Asociacioni i Paktit Atlantik i Rinisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat