Aksioni i policisë- gjetja e kallashnikovit në Pejë

Aktuale

Aksioni i policisë- gjetja e kallashnikovit në Pejë

Më: 29 prill 2017 Në ora: 21:36
Policia

Në Rubrikën “Policia” ndiqni aksionin e bastisjeve në Pejë gjatë të cilit u konfiskua një kallashnikov.

Në Rubrikën “Policia” të Emisionit “Drejtësia në Kosovë” të premten u shfaq aksioni i forcave të rendit që përfundoi me gjetjen e një kallashnikovi në Pejë.

Në pamjet e shfaqura, në fillim drejtuesi i operacionit i njoftoi policët që do të marrin pjesë në aksion, se po shkonin për ta bastisur një shtëpi, pasi kishin marrë informata në lidhje me një kërcënim që kishte ndodhur aty.

Para se të niseshin për aksion, drejtuesi i operacionit u kërkoi policëve që kishin armë të gjata që ata të hynin të parët në shtëpinë që kishin urdhër ta bastisnin.

Aksioni sipas pamjeve u krye natën, ndërsa pas kontrollit të ambienteve të brendshme të shtëpisë, një armë e tipit “AK 47” u gjet në oborrin e shtëpisë së bastisur.

Aksioni përfundoi me arrestimin e një personi.

Në emisionet e mëparshme të “Drejtësia në Kosovë”, në Rubrikën “Policia” u shfaqën edhe aksione tjera të konfiskimit të armëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat