Thaçi përkujton Ilaz Kodrën

Aktuale

Thaçi përkujton Ilaz Kodrën

Nga: A.M. Më: 30 prill 2017 Në ora: 11:57
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Në 18 vjetorin e rënies heroike të komandantit Ilaz Kodra, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka përkujtuar atë.

Thaçi ka thënë se rënia e Kodrës ka vërtetuar karakterin e thellë popullor të luftës sonë çlirimtare.

Postimi i plotë:

Tetëmbëdhjetë vjet më parë, në krye të Brigadës 114 "Fehmi Lladrovci" të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ra heroikisht komandanti Ilaz Kodra. Rënia e tij vërtetoi karakterin e thellë popullor të luftës sonë çlirimtare, në të cilën shumë komandantë saj u flijuan, duke u bërë shembull i trimërisë, vendosmërisë dhe qëndresës. HTH

Image
Komandanti Ilaz Kodra

 

 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat