Hoxhaj në Bruksel, flet për Demarkacionin

Aktuale

Hoxhaj në Bruksel, flet për Demarkacionin

Më: 2 maj 2017 Në ora: 11:54
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron për vizitë dyditore në Bruksel, ku do të takohet me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian me ç’rast do të diskutojë edhe për marrëveshjen e Demarkacionit.

Kryediplomati kosovar ka konfirmuar për klankosova.tv se pjesë e agjendës së kësaj vizitës do të jetë edhe diskutimi për ujdinë e Demarkacionit.

Hoxhaj, do të takojë shefen e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini dhe komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn.

Në fokus të këtij takimi pritet të jetë përmbushja e kushtit të mbetur për heqjen e vizave për kosovarët, rrjedhimisht miratimi i demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat