Thaçi: Nuk e kam përmendur Shqipërinë e Madhe

Aktuale

Thaçi: Nuk e kam përmendur Shqipërinë e Madhe

Më: 3 maj 2017 Në ora: 11:22
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se në asnjë deklaratë nuk e ka përmendur një ” Shqipëri të Madhe”, duke shtuar se mungesa e lidershipit dhe vizionit të Bashkimit Evropian hapi rrugën për ideologjitë e tjera dhe ndikimet në rajon, të tilla si nacionalizmi, ekstremizmi dhe radikalizmi politik.

“Kjo frymë është e përbërë nga Serbia dhe fryma e keqe që mban Serbinë për të shërbyer interesat e saj për të legjitimuar një Serbi të Madhe e cila tani vepron nën hundët e BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi në një intervistë për mediat serbe.

Ai tha se në reagimet e Serbisë nuk kishte asnjë rast kundër tij, por ata ishin vetëm duke përsëritur tregimet e vjetra të cilat me “dekada kanë manipuluar dhe frikësuar njerëzit.”

“Serbia duhet të ndahet nga e kaluara e saj dhe të kthehet kah një e ardhme e re. Kjo do të thotë që të heqë dorë nga politika që e sheh rajonin si armik”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat