Kur do të ngriten aktakuzat e para, ja përgjigja zyrtare e Speciales

Aktuale

Kur do të ngriten aktakuzat e para, ja përgjigja zyrtare e Speciales

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 3 maj 2017 Në ora: 12:01
Selia e Gjykates Speciale

Gjykata Speciale po i vazhdon hapat drejt funksionalizimit. Ka pasur deklarata të shumta ku thuhej se kjo Gjykatë e cila do të  merret vetëm me krimet e luftës që pretendohet se janë kryer nga pjesëtarë të UÇK-së, do të nis me akuzat e para më së largu deri në qershor.

Lidhur me këtë cështje, gazeta “Bota sot”, ka kontaktuar me Asistentin ekzekutiv dhe zëvendësin e Prokurorit të Specializuar, Joseph HOLLERHEAD, i cili ka bërë të ditur, se në këtë moment nuk mund të komentojnë asgjë.

“Në këtë moment, ne nuk komentojmë se kush, çka ose kur, fillon puna jonë.  Faleminderit përsëri për interesin tuaj dhe ju lutemi të qëndroni në kontakt.”, thuhet në përgjigjen e  Hollerhead dhënë gazetës “Bota sot”

Ndryshe, Avokati ndërkombëtar Gregor D.Guy Smith thotë se Gjykata Speciale që do të merret vetëm me krimet e luftës që pretendohet se janë kryer nga pjesëtarë të UÇK-së, nuk pritet që të aktivizohet edhe për disa muaj tjerë.

Ndërsa  gjykatësi amerikan Charles L. Smith, i cili kishte deklaruar se do të shkojë në Hagë në fund të vitit pasi vetëm deri atëherë Prokuroria mund t’i ngrejë aktakuzat ndaj të akuzuarëve të Specialës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat