Thaçi: Kosova është Kosovë, Shqipëria, Shqipëri

Aktuale

Thaçi: Kosova është Kosovë, Shqipëria, Shqipëri

Më: 3 maj 2017 Në ora: 19:45
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se ai nuk e ka përmendur idenë e Shqipërisë së Madhe.

“Unë nuk kam e kam përmend Shqipërinë e Madhe, askush nuk e ka përmend – është ide e Beogradit”.

“Kosova është Kosovë, Shqipëria, Shqipëri”.

Presidenti edhe një herë ka ritheksuar se Bashkimi Europian është vonuar në procesin e liberalizimit të vizave.

Thaçi këto komente i ka bërë në hapjen zyrtare të konferencës ndërkombëtare “Prishtina Media Days”, e cila është organizuar nga Departamenti i Gazetarisë së Universitetit të Prishtinës, në bashkëpunim me Universitetin e Vjenës dhe me Southeast European Media Organization (SEEMO), si dhe është mbështetur nga Zyra e Presidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat